Nushi ka theksuar se nuk dëshiron të krijojë lidhje politike mes rastit të Rexhep Selimit dhe Vetëvendosjes, por ka rikujtuar qëndrimet e mëhershme të kësaj partie ndaj Hashim Thaçit dhe Gjykatës Speciale.
Sipas tij, Vetëvendosje e kishte akuzuar Thaçin se kishte ndikuar në krijimin e Gjykatës Speciale për t’i shpëtuar vetes dhe për t’i dërguar në gjykim ish-bashkëluftëtarët e tij.
“Me së paku vite dënim nga Gjykata Speciale mori Rexhep Selimi, anëtari i VV-së. Nuk po dua me bërë kurrfarë lidhjeje, po VV-ja e ka akuzuar Thaçin se po e bën Gjykatën për me shpëtu vetë e me i çu shokët e vet. Po përfundon ai që e ka bërë Gjykatën me u dënu, e ata që e kundërshtuan me së paku. Kemi me pa në fund vendimin: kush ka bashkëpunuar, sa ka bashkëpunuar dhe pse janë këto dënime”, ka deklaruar Nushi.
Dëgjojeni deklaratën e plotë të Nol Nushit: