Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nushi: Mos u habitni kur të na thojnë “tradhtar” neve që jemi kundër Zajednicës

Nushi: Mos u habitni kur të na thojnë “tradhtar” neve që jemi kundër Zajednicës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pranuar propozimin e Bashkimit Evropian për Asociacionin. Pas këtij lajmi ka reaguar anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi.

Nushi duke ironizuar në Facebook ka shkruar “Mos u habitni kur të na thojnë “tradhtar” neve që jemi kundër Zajednicës”, shkruan TV Arbëria.

Qeveria e Kosovës përmes një komunikatë për media ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti, e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023.

/TV Arbëria