Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Nurellari: VV ka logjikë të shantazhit, ose e kapim çdo institucion ose nuk funksion shteti

Nurellari: VV ka logjikë të shantazhit, ose e kapim çdo institucion ose nuk funksion shteti

Adri Nurellari nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar Vetëvendosjen lidhur me situatën politike, duke thënë se VV’ja, po sillet sikur Kushtetuta është statut i partisë, dhe se, institucionet e vendit janë pronë e saj.

Nurellari, ka shtuar edhe se, Kosova është duke u mbajtur peng sepse, ka vijuar tutje ai, VV’ja nuk e pranon ‘’realitetin e thjeshtë demokratik’’ që nuk i ka votat për presidentin.

Postimi:

LVV po sillet sikur Kushtetuta është statut i partisë dhe institucionet e Kosovës të ishin pronë e saj. Kur i leverdis, thirret në Kushtetutë mirëpo kur nuk i dalin numrat, shpërfill afatet, procedurat dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Shteti po mbahet peng sepse një parti nuk pranon një realitet të thjeshtë demokratik, nuk i ka votat për presidentin. Mjaft me logjikën e shantazhit të tipit:  ose kapim ne çdo institucion, ose nuk funksionon shteti.