Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Nura: Zgjedhjet e reja, zgjidhja më e drejtë për Kosovën

Nura: Zgjedhjet e reja, zgjidhja më e drejtë për Kosovën

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka deklaruar se ideja për krijimin e një qeverie të përkohshme nuk është zgjidhja që i nevojitet Kosovës.

Sipas tij, vendit i duhet një zgjidhje afatgjatë dhe mandatore, pasi kjo sipas tij, bëhet vetëm në raste të jashtëzakonshme, ndërsa situata aktuale është pasojë e një bllokade të qëllimshme politike.

‘’Unë mendoj që çdo përpjekje e përkohshme nuk është zgjidhje që i duhet momentalisht Kosovës. Mendoj që Kosovës i duhet një zgjidhje afatgjate e mandatore për arsye se këto zgjidhjet e përkohshme janë kur prishen koalicionet ose diçka e jashtëzakonshme kur ndodh’’, tha Nura për FrontOnline.

‘’Mendoj se prapëseprapë prej dy të këqijave më e mirë do ishte shkuarja në zgjedhje të reja sesa formimi i qeverisë së përkohshme edhe pse do ë ishte e lodhshme si për qytetarët ashtu edhe për ne sepse 3 palë zgjedhje do të bëheshin një pas një, por mendoj se do të ishte zgjidhje më e duhur e afatgjate’’, tha Nura