Të paktën 2 mijë e 122 njerëz kanë humbur jetën në tërmetin që goditi Marokun dhe 2 mijë e 421 të tjerë janë lënduar, tha të dielën transmetuesi shtetëror 2M.
Ekipet e shpëtimit paralajmërojnë se numri ende pritet të rritet .
Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi vonë të premten. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-ve, ky ishte tërmeti më i fortë që goditi rajonin rreth qytetit antik të Marrakech në një shekull.
/TV Arbëria