Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Numrat iu panë, gazetarët e pyesin Kurtin si “do t’i bëni votat të hënën” dhe për kthimin në Qeveri pas betimit si deputet

Numrat iu panë, gazetarët e pyesin Kurtin si “do t’i bëni votat të hënën” dhe për kthimin në Qeveri pas betimit si deputet

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk është deklaruar për gazetarë pas seancës së Kuvendit.

Kurti, si kryetar partie, që dështoi t’i sigurojë votat për kandidaten e propozuar për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, e cila në dy votime nuk i mori votat e nevojshme, refuzoi të përgjigjej në pyetjet e gazetarëve.

Ai u pyet se si do të arrijë t’i bëjë votat për të hënën kur është caktuar seanca e radhës dhe se në çfarë cilësie po kthehet në Qeveri pasi u betua si deputet.

Në asnjërën nga këto, Kurti s’u përgjigj.

Në seancën e sotme u arrit zhbllokimi me votimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandatave, gjë që çoi pastaj te betimi i tyre.

Megjithatë, sërish ngeci meqë Vetëvendosje nuk i pati numrat e kërkuar që ta zgjedhë Albulena Haxhiun kryeparlamentare.

Video: EO