Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > ‘Nuk pritet me truproje’, Gjini e ‘zbulon’ pse nuk u takua Haradinaj me Osmanin

‘Nuk pritet me truproje’, Gjini e ‘zbulon’ pse nuk u takua Haradinaj me Osmanin

Kryetar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka sqaruar arsyen se pse kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk ishte takuar me presidenten Vjosa Osmani, në dhjetorin e vitit të kaluar.

Ai tha se Haradinja ka shkuar në Presidencë në kohën e përcaktuar nga shefja e shtetit, por kjo e fundit nuk e ka respektuar orarin e caktuar.

“Nuk thirret një kryetar partie dhe një ish-kryeministër dhe me i thonë prit pak në korridor me roje, mos bëni hajgare. Më mirë me i thonë hajde dhjetë minuta më vonë me i lanë vetes kohë pak më shumë se me e lanë me pritë në korridor, vendosni veten në pozitë të tij edhe pritni pak në korridor edhe shihni qysh ju duket”, tha Gjini, për ATV.

Ai thotë se Haradinaj është i saktë me kohën, si në rastin kur e fton dikë në takim, si në rastin kur ftohet në takim.

“Të gjithë njerëzit që kanë shku me taku kryetarin Haradinaj, qoftë kur ka qenë kryeministër, qoftë si kryetar partie e dinë që nëse e thërret dikë, vetë është me minuta. Edhe nëse e thërret dikush, vetë shkon me minuta. Nuk bën pjesë në grupin e politikanëve që nja 15 minuta vonohen edhe e shohin, sinqerisht po flas, e gjithë njerëzit që e njohin e dinë që është tepër i saktë në në takime, tepër i saktë, në fakt e kanë ndërtu një kulturë edhe të tjerët, më thonë në parti që kur caktohet takimi është fiks ora”, tha Gjini.

Powered by WordPress