Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Nuk paraqitet dëshmitari anonim, dështon seanca për rastin Banjska

Nuk paraqitet dëshmitari anonim, dështon seanca për rastin Banjska

Seanca gjyqësore e paraparë për sot në rastin “Banjska” ka dështuar të mbahet, pasi nuk është paraqitur një dëshmitar anonim, i cili ishte planifikuar të dëgjohej gjatë ditës në Pallatin e Drejtësisë.

Sipas njoftimeve zyrtare, seanca ishte caktuar për orën 09:30 dhe zhvillohet ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit:

  • Blagoje Spasojeviq
  • Vladimir Toliq
  • Dushan Maksimoviq

Deri më tani, në këtë proces gjyqësor kanë dëshmuar disa zyrtarë policorë që ishin pjesë e forcave të sigurisë së Kosovës, të përfshira në kundërsulmin ndaj grupit të armatosur në Banjskë.

Gjykata ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet të hënën, ku pritet të vazhdojë dëgjimi i dëshmitarëve dhe paraqitja e provave të tjera.