Në vitin 2023 ngjarja më e bujshme në Shqipëri padyshim se mund të konsiderohet puna e bërë nga Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme (SPAK). Asaj iu nënshtrun një numër i madh politikanësh, funksionarësh apo ish zyrtarësh të lartë të shtetit shqiptar.
Arrestimet dhe hetimet përfshinë emra të rëndësishëm si të socialistëve, ashtu edhe të demokratëve.
Rasti me spektakular në këtë drejtim, pa përjashtuar emra tjerë mbetet ai i Arben Ahemetajt, ish-numrit dy të Qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, ku nga majat e pushtetit përfundoi në arrati.
Kështu Prokuroria e Posaçme e hetoi atë për të paktën 4 vepra penale nga “shpërdorim dëtyre” te “mosdeklarimi i pasurisë”, “korrupsioni” dhe “pastrimi i parave”.
Banesat e bashkëjetueses së tij si dhe ajo e ish-bashkëshortes i nënshtrohen kontrolleve, (më 15 mars) ndërsa pak ditë më pas vihen nën sekuestrim dy vila në bregdet të regjistruara në emër të tyre.
Në ndërkohë u mesua se zoti Ahmetaj, ishte arratisur nga vendi duke kaluar kufirin tokësor me Greqinë. Që nga ajo dite ai nuk eshte kthyer në Shqipëri.
Kure me 21 tetort Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua në Aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Posaçme kishte nisur lidhur me procedurat e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani.
I njëjti hetim e preku edhe Sali Berishën. Sipas Prokurorisë së Posaçme dyshohet se ish-kryeministri i Shqipërisë e ka favorizuar zotin Malltezi një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin lulëzoi më pas një grup pallatesh.
Duke shfrytëzuar pozitën e tij si kryeministër, sipas hetimit, ai dyshohet të ketë miratuar ligje dhe akte nënligjore duke i përshtatur sipas nevojave të ish pronarëve, dhe se përmes kontrolleve administrative, është ushtruar presion ndaj strukturave shtetërore që të përshpejtonin procedurat si dhe vënien e këtyre strukturave në dispozicion të zotit Malltezi për realizimin e privatizimit.
Në këtë konteskt, me datën 22 të muajit dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme vendosi arrest shtëpie për Sali Berishën, ish-kryeministër e ish-president, nën hetim për aferën “Partizani”.
Oficerët e policisë ia komunikuan masën në banesë, e sipas vendimit, SPAK dhe Policia do të bëjnë kontrolle të rastësishme për të parë nëse po e zbaton apo jo masën e arrestit në shtëpi.
Berishës i ndalohet edhe komunikimin me persona që nuk jetojnë me të.
/TV Arbëria