Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Nuk ndalen rastet e dhunës në familje në Kosovë, 5 të tilla u raportuan vetëm në 24 orët e fundit

Nuk ndalen rastet e dhunës në familje në Kosovë, 5 të tilla u raportuan vetëm në 24 orët e fundit

5 raste të dhunës në familje, janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ato kanë ndodhur në Gjakovë, Malishevë e Prishtinë

Njoftimi i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

  • Gjakovë / 13.07.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike 3 viktimave femra kosovare. Pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
  • Gjakovë / 13.07.2025 – 10:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta dyshohet se kishte rrahur viktimën femër kosovare. Pas inicimit të rastit e dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
  • Malishevë / 13.07.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
  • Gjakovë / 13.07.2025 – 17:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
  • Prishtinë / 13.07.2025 – 10:20. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së saj. Pas inicimit të rastit e dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.