Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Nuk mujm m’e majt peng”: PDK vërejtje LDK-së se po e çojnë Limajn drejt Kurtit ose vendin në zgjedhje

“Nuk mujm m’e majt peng”: PDK vërejtje LDK-së se po e çojnë Limajn drejt Kurtit ose vendin në zgjedhje

“Nuk mujm m’e majt peng askënd”.

Tre votat e Fatmir Limajt kanë mbetur pezull në ajr dhe në balancë të brishtë – kjo, si pasojë e qëndrimeve në llogore paralektorale të Lidhjes Demokratike të Kosovës, se ose duan të jenë ata në udhëheqje të një qeverie nga partitë ish-opozitare ose qëndrojnë në opozitë.

Të paktën këtë la të kuptojë Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili duke folur në “Rubikon” te Adriatik Kelmendi, teksa po artikulonte ngërçin që ka kapluar mundësinë e një koalicionimi ish-opozitar, konstatoi se, sa i përket Fatmir Limajt, ai “nuk mund të mbahet peng” në rastin e mospajtimit të ish-opozitës për të gravituar bashkë në një qeveri.

“Absolutisht e preferon” një qeveri nga partitë ish-opozitare, u shpreh dukshëm me siguri, Memli Krasniqi, teksa po fliste për betonizimin e qëndrimeve të LDK-së.

“Limaj absolutisht preferon që partitë që kanë qenë në opozitë me bë qeverinë e ardhshme, por që pastaj nëse përnjëmend nuk jemi të aftë m’u marrë vesh, është çështje tjetër – nuk mujm m’e majt peng askënd. Secila parti mban përgjegjësi për vete”, tha Memli Krasniqi.

LDK, o’ kryeministrin o’ në opozitë

Kjo s’mund të jetë çështja, tha prerazi Memli Krasniqi. Pse? “Sepse ka rend këtu”, shtoi ai referuar rezultatit zgjedhor me PDK-në si partinë e dytë për nga votat në zgjedhje.

KrasniqiJo, jo – s’ka opsion tjetër (Hamza, kryeministër). Më fal, por ka rend këtu.

KelmendiAtëherë LDK-ja ju thotë, me këtë rend, rrimë në opozitë.

KrasniqiRrimë në opozitë, nuk o’ fund i botës. (Por,) dëgjo nuk shkon në opozitë hiç, po shkon në zgjedhje të reja.

Këtu ai u jehoi fjalëve të Bedri Hamzës, se në rastin e zgjedhjeve të reja, adresë për t’u kërkuar faji do të jetë Lidhja Demokratike të Kosovës: “Ama, çka kanë thënë me qytetarët? Çka do m’ju thanë qytetarëve?”.

Haradinaj po ashtu akuza Abdixhikut…

Më i fundit që i çoi porosi Abdxhikut ishte kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Vërejtje të mos i bëjë ‘shpëtimtar’ Kurtit i bëri Haradinaj disa ditë më parë në “Debat Plus”.

Madje veç LDK-ja, sipas tij, mund t’ia bëjë këtë të mirë të qëndruarit si kre i qeverisë në detyrë.

“Të vetmin shpëtim e ka kah LDK-ja. Nëse LDK-ja don me shpëtu me mbajt ende mundet. Përndryshe nëse LDK bashkëëpunon me opozitën ne e bëjmë qeveri”, tha Haradinaj.

“Tash unë nuk po them që LDK-ja e ka finale këtë, por LDK me pozitën e vet është duke ia zgjatë jetën, shpresave të Kurtit, që ai më shumë ka nevojë me ia pru dikush, mi thanë ‘zotni nuk ke shumicë, mos e zhagit’”, tha ai.

Abdixhikun e akuzoi për ‘paqartësim’ të situatës nëse ka perspektivë ose jo për një qeveri të opozitës në eventualitetin e dështimit të Kurtit për të ndërtuar shumicë parlamentare dhe rrjedhimisht qeveri.

“Nga ana e opozitës hetohet një lloj treme për m’e ec përpara… Hetohet një tremë e marrjes së përgjegjësive në një situatë, unë e hetoj”.

“Një situatë e paqartë në marrëdhëniet në mesin e opozitës. Paqartësi nga LDK, nga zoti Abdixhiku, kanë një pozicion që po vështirëson një marrëveshje të opozitës, nuk po e lehtëson”, tha ai./nacionale