Gjesti vazhdon të jetë një nga banorët më të komentuar në “Big Brother VIP Albania”. Hyrja e tij në shtëpi nuk u prit mirë nga disa banorë, dhe madje Jozi dhe G-Bani u panë duke i penguar kalimin, duke i cenuar hapësirën.
Kjo ka shkaktuar reagime të forta nga ndjekësit, të cilët janë shprehur se Vëllai Madh duhet të ndërhyjë dhe të reagojë, madje të përdorë Zarf të Zi për këtë situatë.
Megjithatë, Gjesti ka arritur të ruajë qetësinë dhe të menaxhojë me maturi këto situata, duke mos reaguar në mënyrë të ashpër. Përkundër tensioneve, ai ka treguar një kontroll të mirë emocional dhe ka shmangur përplasje të panevojshme.
Sikur kjo të mos mjaftonte, G-Bani ka shkuar edhe më tej duke i mbyllur derën Gjestit dhe duke e lënë atë jashtë, duke e penguar të hyjë në hapësirën e shtëpisë. Ky veprim i G-Banit ka shkaktuar reagime të ndryshme mes banorëve. Pas kësaj, banorja tjetër e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, ka shfaqur dëshirën për të shkuar afër Gjestit dhe për ta mbështetur, por përsëri G-Bani e ka penguar atë duke mos e lënë të dalë jashtë. Kjo situatë ka përshkallëzuar edhe më shumë tensionet ndërmjet banorëve, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të cilët kanë reaguar ashpër për këto veprime. /TV Arbëria