Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > “Nuk më njohin më, kërkojnë tu bëjë foto” – ndihmës trajneri i Sllovakisë, dikur yll në Serie A tregon se çfarë i ndodhi në Euro 2024

“Nuk më njohin më, kërkojnë tu bëjë foto” – ndihmës trajneri i Sllovakisë, dikur yll në Serie A tregon se çfarë i ndodhi në Euro 2024

Marek Hamsik ishte kapiten i Napolit dhe Kombëtares Sllovake për shumë vite, duke qenë prej mesfushorëve më emocionues në Serie A.

Vitin e kaluar, ai e ndërpreu futbollin, dhe menjëherë filloi punën e trajnerit, kështu që aktualisht është në Kampionatin Evropian si ndihmës i trajnerit i Francesco Calzona te Sllovakia.

Gjatë karrierës së tij si lojtar, Hamsik ishte i njohur për frizurën e tij, por në fund të karrierës së tij, modelit të flokëve të tij të veçantë i erdhi fundi.

Në një bisedë me gazetarët përpara ndeshjes së së dielës ndërmjet Sllovakisë dhe Anglisë, ai zbuloi se kjo është arsyeja pse njerëzit shpesh nuk e njohin më.

“Ka raste kur njerëzit nuk më njohin. Para disa ditësh isha duke ecur dhe u përplasa me një grup maqedonas që donin të bënin një foto, por donin që unë t’i fotografoja”.

 

 

“Unë i fotografova dhe u thashë se e njihja ish-kapitenin e tyre Goran Pandev, por ata nuk më besuan, pastaj shkuan në Google dhe më në fund e kuptuan se kush isha, kështu që bëmë një foto së bashku”, rrëfeu Hamsiku, duke i i bërë gazetarët të qeshin.

Powered by WordPress