Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > “Nuk më intereson për vete”, Toni Kroos zgjedh tre favoritët për “Topin e Artë”

“Nuk më intereson për vete”, Toni Kroos zgjedh tre favoritët për “Topin e Artë”

Toni Kroos thotë se “nuk i intereson” për mundësinë e fitimit të “Topit të Artë” këtë sezon, derisa përzgjedh tre ish-bashkëlojtarë të Real Madridit që thotë se e meritojnë këtë çmim.

Gjermani i mbylli perdet e një karriere të gjatë e të stërmbushur me trofe, me rëniën në çerekfinale të “EURO 2024” me Gjermaninë.

I pensionuar së fundmi nga futbolli aktiv, Toni Kroos në sezonin 2023/24 e kaloi formën e tij më të mirë në karrierë, derisa edhe u përfol për një fitim të mundshëm të “Topit të Artë”.

Megjithatë, 34-vjeçari bëri me dije se nuk i intereson të fitojë këtë çmim, ai përzgjodhi tre ish-bashkëlojtarë te Real Madridi që e meritojnë ta fitojnë, si Vinicius JR, Bellingham dhe Carvajal.

“’Topi i Artë’ nuk është i rëndësishëm për mua. Nëse ndokush nga Real Madridi e fiton, atëherë unë jam i kënaqur. Vini e meriton, Jude e meriton, Carvajal e meriton, por mua s’më intereson”, ka thënë ai për “TVE”.Kroos e ndihmoi Real Madridin të fitojë Ligën e Kampionëve dhe La Ligan sezonin e kaluar.

Ndonëse pati lutje të shumta nga persona brenda klubit të Realit që të vazhdojë futbollin, ai vendosi ta mbyll me futbollin e luajtur.

Kroos dhe treshja e Real Madridit do ta mësojnë fituesin e “Topit të Artë” më 28 tetor në “Theatre du Chatelet” në Paris.

Powered by WordPress