Bukuroshja e njohur e ekranit, Arbana Osmani, ka nisur disa ditë pushimi në këtë periudhë të nxehtë vere.
Si destinacion ka zgjedhur Ibizën në Spanjë, teksa është e shoqëruar nga partneri Eduart Grishaj si dhe disa miq të tyre.
Me këtë rast, ajo nuk ka munguar me disa fotografi e video në rrjete sociale, për t’u treguar fansave pak nga vendi luksoz.
View this post on Instagram
E njëjta ka marrë vëmendje në çdo fotografi, duke qenë se shquhet për paraqitjet atraktive dhe elegante.
Pushimet e radhës të Arbanës vijnë pas atyre në Itali dhe në Mykonos të Greqisë.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, Arbana këtë kohë është e fokusuar më shumë në biznesin e saj, të cilin e ka sjellë edhe në Kosovë.
Ajo u ka premtuar fansave gjithashtu se do të rikthehet shumë shpejt në një televizion. /Telegrafi/