Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > “Nuk ka siguri”, Gjermania dhe Austria pezullojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi

“Nuk ka siguri”, Gjermania dhe Austria pezullojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi

Gjermania ka pezulluar operacionet e shpëtimit në zonën e tërmetit në Turqi, duke përmendur si shkak sigurinë. Pas Austrisë, Gjermania është vendi tjetër që ka pezulluar punën e kërkimit dhe shpëtimit në shtetin turk, i cili u godit të hënën nga dy tërmete të fuqishme.

“Gjatë orëve të fundit, situata e sigurisë në rajonin e Hatay me sa duket ka ndryshuar. Ka raportime për përplasje mes grupeve të ndryshme. Prandaj, ekipet e kërkim-shpëtimit të ISAR Gjermani dhe THW do të qëndrojnë në kampin e përbashkët të ekipeve ndërkombëtare

Agjencia Federale Gjermane për Ndihmën Teknike (THW) ndaloi operacionet e shpëtimit për shkak të situatës të pasigurt në rajonin e Hatay.

/TV Arbëria

 

 

Powered by WordPress