Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Nuk ka kërkesë zyrtare për shpërndarjen e Kuvendit”/ Analisti politik: Opozita nuk është e sinqertë edhe ata e dinë që nuk është momentumi i tyre për zgjedhje

“Nuk ka kërkesë zyrtare për shpërndarjen e Kuvendit”/ Analisti politik: Opozita nuk është e sinqertë edhe ata e dinë që nuk është momentumi i tyre për zgjedhje

Kryefjala në skenën politike në vend, së fundmi ka qenë tema e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Secila parti opozitare, në paraqitje dhe deklarata, ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kërkuar që kryeministri Kurti të dorëhiqet, në anën tjetër dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar dorëheqje nga Kurti, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës kërkon dhe mundësi tjera për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Në mbledhjen e fundit të kryesisë së Kuvendit, nuk u arritë që të dakordohen partitë opozitare për shpërndarjen e Kuvendit.

Ku pas kësaj mbledhje, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila tha se nuk ka ndonjë kërkesë zyrtare për shpërndarje të Kuvendit.

Për këtë temë analisti Fidan Ukaj, në një prononcim për TV Arbëria, tha se kërkesat e opozitës për zgjedhje nuk janë të sinqerta.

Ukaj tutje tha se partitë politike e dinë që nuk është momenti i tyre për zgjedhje dhe këto kërkesa i quan deklarative.

“Mendoj se nuk janë të sinqerta kërkesat e partive opozitare për zgjedhje të parakohshme, për arsye se edhe vet ato e dinë se nuk është momentumi i tyre, vazhdon VV-ja me pas një përkrahje në masë të elektoratit, dhe mendoj se kërkesa e opozitës është ma shumë deklarative se sa e vendosur qe vertetë të kërkojë zgjedhje”, potencoi Ukaj.

Tutje analisti tha se nuk mund të shkohet në zgjedhje pa votat e pozitës.

“Megjithatë partitë opozitare ndoshta duan ta dergojnë vendin në zgjedhje nëse dëshiron edhe pozita sepse pa votat e pozites vendi nuk do mund të shkonte në zgjedhje, përmes shpërbërjes së parlamentit”, tha analisti Fidan Ukaj. /TV Arbëria

Powered by WordPress