Mirëpo, nëse e konsumoni me masë, atëherë jo vetëm që nuk do të jetë i dëmshëm, por do t’i bëjë mirë stomakut tuaj, aq më parë personave të cilët vuajnë nga kapsllëku. Kur pini ujë të gazuar krijohet ndjenja e fryrjes së vogël, mirëpo në të vërtetë falë kësaj mund të shmangni ngrënien e tepërt. E gjitha që duhet të bëni është që të pini ujë mineral para ushqimit dhe do të ndiheni më të plotë, andaj do të hani më pak.
Me siguri keni dëgjuar që pijet e gazuara dobësojnë eshtrat tuaja. Dhe, sërish, nuk ka dëshmi të cilat e vërtetojnë këtë tezë.
Hulumtuesit nga Qendra e Osteoporozës e Universitetit Cranston, SHBA, kanë konstatuar që uji i gazuar nuk ka ndikim negativ në eshtrat e njeriut.
Me këtë hulumtim është zbuluar zvogëlim mesatar i dendësisë së eshtrave vetëm te femrat të cilat kanë pirë pilula tri herë në javë të pijeve të ëmbla të gazuara. Kur është fjala për dhëmbët dhe zmaltin e dhëmbëve, duhet të jemi të qetë kur është fjala për konsumimin e ujit të gazuar. Në studimin i cili është publikuar në “Journal of Oral Rehabilitation”, është konstatuar që rreziku për zmaltin e dhëmbëve është qind për qind më i vogël te uji i gazuar se sa te pijet e tjera joalkoolike të cilat përmbajnë sheqer.
Pra, lirisht kënaquni me pijen tuaj të preferuar, ujin e gazuar dhe ndihuni të sigurt kur është fjala për shëndetin tuaj.