Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Nuk ka asnjë pengesë nëse Lista Serbe nuk e voton qeverinë” / Shala: Ajo e ka për obligim vetëm të jetë i komunitetit serb apo pakicë

“Nuk ka asnjë pengesë nëse Lista Serbe nuk e voton qeverinë” / Shala: Ajo e ka për obligim vetëm të jetë i komunitetit serb apo pakicë

Në emisionin ‘ARB Debat’ përballë gazetarit Rid Berisha, të ftuar dy analistët politik Krenar Shala dhe Afrim Kasolli kanë diskutuar për formimin e qeverisë.

Gjatë debatit Kasolli theksoi se nëse ish – ministri Nenad Rashiq nuk arrin të bëhet deputetë, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë pengesë që ta formojë qeverinë e Kosovës.

Këtë deklaratë analisti Shala e mohon derisa deklaroi se nuk ka asnjë pengesë nëse Lista Serbe nuk e voton qeverinë.

Sipas tij, qeveria e ka për obligim vetëm të jetë i komunitetit serb apo pakicë për ta formuar qeverinë e Kosovës.

“Nuk është kurfarë pengese nëse lista serbe nuk e voton qeverinë, zoti Kurti ose qeveria e ka për obligim vetëm që ai të jetë serb, i Listës Serbe apo kushdo, i komunitetit serb dhe pakicë”, tha ai në ‘ARB Debat’./tvarbëria/