Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Nuk janë krijuar kushtet që qytetarët e Republikës së Kosovës të lëvizin lirshëm në atë zonë”, thotë Elezi

“Nuk janë krijuar kushtet që qytetarët e Republikës së Kosovës të lëvizin lirshëm në atë zonë”, thotë Elezi

“Jemi dëshmitarë të asaj që se qytetarë të Republikës së Kosovës ndoshta janë qytetarë nga zona e Mitrovicës. Së fundmi, përkatësisht në këtë vit janë duke shfrytëzuar liqenin e Ujmanit për t’u freskuar në këtë të nxehtë”.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në një prononcim për TV Arbëria, ka folur në lidhje me këtë çështje i cili tha se nuk janë krijuar kushtet që qytetarët e Republikës së Kosovës të lëvizin lirshëm në atë zonë, duke marrë parasysh rrezikun që është atje.

“Neve në aspektin e sigurisë mendojnë se akoma ndoshta mjaftueshëm nuk janë krijuar kushtet që qytetarët e Republikës së Kosovës të lëvizin lirshëm në atë zonë, duke marrë parasysh rrezikun që është në atë pjesë dhe mundësisë që në çdo moment grupe kriminale terroriste të shkaktojnë ndpnjë problem sigurie duke përdorur këta qytetarë për viktima me qëllim të cenimit të situatës së sigurisë”, është shprehur ai.

Elezi thotë se është parë që tek ajo zonë janë duke u kujdesur Policia e Kosovës të cilët kanë mjete të përshtatshme për atë terren në bazë të planeve të tyre operative.

“Gjithashtu, kemi parë se për sigurinë e tyre janë kujdesur Policia e Kosovës e cila me mjetet e tyre koherente dhe me mjete të përshtatshme për atë terren në bazë të planeve operative kanë kryer veprime policore për të sjellur siguri për qytetarët për të cilët evetualisht do të vepronin në atë pjesë”, tha Elezi për TV Arbëria.

Eksperti i sigurisë thekson se janë të vetëdijshëm që Policia e Kosovës harton plane oprative, teksa shtoi se duke marrë parasysh të gjitha kampionet që janë në dispozicionin e tyre për situatën e sigurisë në atë pjesë, kanë vendosur zyrtarë shtesë të Policisë së Kosovës, Njësite më të përgatitura për të ofruar siguri për qytetarët.

“Neve jemi të vetëdijshëm që Policia e Kosovës harton plane operative për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës sipas rrethanave, kushteve dhe vendeve dhe momentit dhe në këtë rast besoj që Policia e Kosovës duke marrë parasysh të gjitha kampionet që janë në dispozicionin e tyre për situatën e sigurisë në atë pjesë, kanë vendosur zyrtarë shtesë të Policisë së Kosovës, Njësite më të përgatitura për të ofruar siguri për qytetarët, poashtu edhe mjete më të përshtatshme për shkak të terrenit gjeografik. Kjo është një punë standarde e Policisë së Kosovës e cila duhet të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës në cilidno vend që ato kanë veprime të ngjashme përfshirë edhe çështja e freskimit në liqej”, potencon ai.

Tutje, eksperti i sigurisë është pyetur rreth deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje ku arsyeja pse lëvizin lirshëm është po ky pushtet duke, i njëjti thekson se duhet të deklarohemi personalisht duke u bazuar në fakte të cilat janë në terren dhe jo duke u shërbyer interesave apo deklaratave subjekte politike.

“Sa i përket deklaratve të përfaqësuesve të Vetëvendosjes që është udhëheqja e Vetvendosjes ajo që e ka sjellur këtë situatë të re në atë zonë ne duhet të deklarohemi personalisht duke u bazuar në fakte të cilat janë në terren dhe jo duke u shërbyer interesave apo deklaratave subjekte politike.”

Më tej, Elezi komenton edhe rastin e 24 shtatorit në Banjskë i cili konstaton se dhe pas Banjskës padyshim që grupe terroriste të cilat ishin brenda territorit të Kosovës kishin operuar kohë të gjatë duke pasur nën kontroll atë zonë dhe duke kryer vepra penale si friksimi, kanosja, përdhunimi i qytetarëve pa dallime etnike sidomos nacionalitetin serb.

“Neve jemi të vetëdijshëm që ishte Banjska në vitin e kaluar e cila determinojë një
situatë të re operative në atë zonë dhe institucioneve tjera të sigurisë dhe se pas Banjskës sigurisht që kishim veprime konkrete të Policisë së Kosovës në bashkpunim të ngushtë me strukturat ndërkombëtare të sigurisë dhe pas Banjskës padyshim që grupe terroriste të cilat ishin brenda territorit të Kosovës kishin operuar kohë të gjatë duke pasur nën kontroll atë zonë dhe duke kryer vepra penale si friksimi, kanosja, përdhunimi i qytetarëve pa dallime etnike sidomos nacionalitetin serb”, thotë Elezi.

Ai deklaron se pas kësaj situate këto grupe kriminale nuk janë më prezentë në mënyrë të strukturuar në atë zonë teksa shtoi se se Policia e Kosovës ka arritur që të ketë kontroll në shumicën e vendeve në komunat me shumicë serbe përfshirë dhe zonën e Ujmanit.

“Padyshim që pas kësaj situate këto grupe kriminale nuk janë më prezentë në mënyrë të strukturuar në atë zonë dhe se Policia e Kosovës ka arritur që të ketë kontroll në shumicën e vendeve në komunat me shumicë serbe përfshirë dhe zonën e Ujmanit dhe padyshim që qytetarët e Republikës së Kosovës tasni kanë filluar që të lëvizin edhe privatisht në zona apo në liqenin e Ujamnit për ta përdorur për çështje siç është freskimi për temperatura të nxehta”, përfundoi Elezi për TV Arbëria.

Powered by WordPress