Mirëpo, shpeshherë realiteti nuk përputhet me ate qe ne e konsiderojmë si rruge “ideale” e ballafaqimit politik.
Prandaj mënyra sesi po zhvillohet sot seanca e Kuvendit, po shihet qarte se opozita nuk ka rruge tjetër per t’u konfrontuar me Albin Kurtin, perpos duke e “nominuar” Ramush Haredinajn si “komandant” te përbashkët politik.
Përndryshe, pa këtë formulë e njejta do te jetë një “kafshatë” e pa perfillshme politike per Albini Kurtin.
Nuk eshte e rastësishme qe i njeti te parin e ka përjashtuar nga bisedat me Presidentin dhe i ka mbajtur ato vetem me Bedri Hamzen dhe Lumir Abdixhikun. Ai nuk pa pasur qellim qe ta zgjedh presidentin e ri, por vetem si ta fragmentarizoje edhe me teje kete opozite, duke tentuar ta minojë peshën e Ramush Haredinajt.