Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Nuk iu bind urdhrit të hetuesve për arrestim”, detaje nga arrestimi i Ramadan Morinës, i dyshuar për “Masakrën e Burimit”

“Nuk iu bind urdhrit të hetuesve për arrestim”, detaje nga arrestimi i Ramadan Morinës, i dyshuar për “Masakrën e Burimit”

Ramadan Morina, i dyshuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte kundër popullsisë civile, është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të së martës në Prishtinë.

Ai akuzohet për përfshirje në “Masakrën e Burimit” në Malishevë, ku në vitin 1999 ishin vrarë 42 civilë.

GAZETADEMOS dje solli me detaje rreth veprimtarisë së Morinës pas periudhës së luftës.

Ramadan Morina që u arrestua për Masakrën e 34 civilëve në Burim të Malishevës, jetoi në Beograd – në Kosovë kishte ardhur disa herë në mënyrë të fshehur

Morina kishte hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Bërnjak më 11 gusht, rreth orës 20:00, me një veturë të tipit “Audi Q5” me targa gjermane, e cila figuron në pronësi të djalit të tij. Në atë moment, ai nuk figuronte në listat për ndalim dhe kaloi pa probleme.

Pas pranimit të informacioneve nga strukturat përkatëse, hetuesit e Prokurorisë Speciale nisën ndjekjen e tij. Gjatë hetimeve, ata lokalizuan veturën në lagjen “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku më pas identifikuan edhe banesën ku ndodhej Morina në pronësi të vajzës së tij, të cilën po e vizitonte.

Operacioni i arrestimit u zhvillua rreth orës 05:00 të mëngjesit. Morina nuk iu bind urdhrit të hetuesve për arrestim, çka detyroi autoritetet të përdorin forcën për ta vënë nën kontroll. Ai u shoqërua në paraburgim për 48 orë.

Ndaj Morinës, ish-pjesëtar i UDB-së serbe në kohën e luftës, është caktuar seancë për masën e sigurisë, e cila pritet të mbahet të enjten në mëngjes.

VIDEO: