Pamjet kur presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka goditur me shuplakë një djalë të vogël janë bërë virale në internet.
Pamjet tregojnë presidentin turk duke goditur me shuplakë një djali të vogël që nuk i puthte dorën. Incidenti ndodhi gjatë një ceremonie hapjeje për shtëpitë e rindërtuara si pjesë e transformimit urban në provincën veriore të Rizes.
Pas fjalimit, Erdogan u dorëzoi pronarëve çelësat e shtëpive. Dy fëmijë të një familjeje dolën në skenë para prindërve të tyre. Erdogan u zgjati dorën fëmijëve për t’i puthur dorën. Kur djali i vogël ndaloi për disa sekonda dhe vetëm ia nguli sytë presidentit, Erdogan e goditi me shuplakë.
Në të njëjtën kohë presidenti i Turqisë i ka dhënë para vëllait të madh, diçka që e ka bërë sërish në të kaluarën.
Shtrëngimi i dorës me të moshuarit është një zakon tradicional në Turqi dhe shpreh respekt për fytyrën e të moshuarit.