Rafael Leao është jashtë gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të mbrëmjes kundër Interit, pasi nuk u pa duke hipur në autobusin e ekipit të Milanit me lojtarët e tjerë.
Leao kishte qenë një dyshim i madh deri në minutën e fundit, por dështoi në një test fitnesi në terrenin stërvitor të Milanello sot.
Trajneri Stefano Pioli tha se ose Leao do të ishte në formacionin fillestar ose në tribuna, pasi nuk do të kishte kuptim ta kishim në stol nëse ekzistonte rreziku për të dëmtuar më tej muskulin e kofshës së lojtarit.
Duket se vendimi është marrë, pasi Leao nuk u shfaq duke hipur në autobusin e ekipit jashtë Hotel Melià teksa u nis për në “San Siro” mbrëmjen e sotme.
Skuadra e Milanit po qëndronte në një hotel në qytet, ndërsa Interi kishte qëndruar në terrenin e tyre të stërvitjes “Appiano Gentile” dhe për këtë arsye kishte një udhëtim më të gjatë me autobus për në stadium.
/TV Arbëria