Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nuk dua të besoj se një burrë në moshë e me thinja, si Vinca, të përdoret kaq lehtësisht në një luftë shtrigash të nisur nga qarqe filosllave në albanologji

Nuk dua të besoj se një burrë në moshë e me thinja, si Vinca, të përdoret kaq lehtësisht në një luftë shtrigash të nisur nga qarqe filosllave në albanologji

Shkruan: Agron Dalipaj

E ndoqa me vëmendje intervistën e prof. Agim Vincës të gazetarja Xhunga, që përdoret dendur nga klani filosllav në albanologji, kundër studjuesve të pavarur shqiptarë në albanologji e ku në daljet e saj nuk harron të na quajë sharlatanë.

 

E veçanta në këtë emision ishte i ftuari Vinca, të cilin kam patur rastin ta njoh në një panair libri në Zvicër ku ishim të ftuar nga një shoqatë patriotike me shumë emër atje.

 

Kemi drekuar e darkuar me prof. Vincën dhe natyrisht diskutuam edhe për etimologjinë. Pata përshtypjen se Vinca nuk u ndje mirë dhe rrinte si mbi gjemba kur i jepnim shembuj konkretë se si Çabeji i kishte shkombëtarizuar fjalët e shqipes. Natyrisht u ndamë si miq dhe Vinca nuk mundi të thoshte atje këto që thotë në emisionin e Xhungës dhe për mua ishte zhgënjim, që ky profesor, të cilit i sqaruam shumë gjëra lidhur me etimologjinë dhe nuk mundi të kundërshtojë asgjë, ta shoh si firmosës të peticionit që kërkonte rivendosjen e censurës në median vizive shqiptare.

 

Në daljet e tij televizive të pas peticionit Vinca lëshon pa doganë epitete fyese e denigruese kundër meje pa ma përmendur emrin.

 

Më duhet t’i them me butësi prof. Vincës se burri shqiptar nuk flet pas shpine dhe nëse ai don të debatojë për çështjet e etimologjisë jam kurdo i gatshëm ta sqaroj edhe veçantë edhe publikisht. Vinca e di se veprat e mia gjenden në institucionin më të lartë të shkencës (në ASH), ku presin t’u bëhet oponencë dhe askush nuk mund ta quajë punën time turbologji pa patur më parë një oponencë shkencore. Përsa asnjë profesor i gjuhës shqipe nuk ka anatemuar asnjë grimë të etimologjive të mia, ku i gjen prof Vinca referencat për të më etiketuar si sharlatan e turbolog?!

 

Nuk dua të besoj se një burrë në moshë e me thinja, si Vinca, të përdoret kaq lehtësisht në një luftë shtrigash të nisur nga qarqe filosllave në albanologji.

 

Më duhet ta bëj me dije prof. Vincën se jam autor i një teorie në fushën e etimologjisë dhe autor i tetë fjalorëve etimologjikë e përpara se të lëshojë fyerje kundër meje, më mirë le të marrë një nga fjalorët e mi e të rrëzojë diçka nga puna ime se kështu e kërkon serioziteti shkencor.

 

Përndryshe prof. Vinca është duke u përdorur, mbase dhe i shtërnguar të përdoret sepse mund ta ketë shitur shumë më herët lirinë e tij, mbase dhe para 1974-ës, kur qe nga të përzgjedhurit për të hyrë në Shqipëri.

 

I nderuar prof. Vinca, më duhet t’ju them se në punën time albanologjike jam i financuar nga pasioni im për të vërtetën shkencore dhe nga dashuria e madhe që shprehin shqiptarët për veprën time shkencore. E për analogji duhet t’ju pyes: ju prof. Vinca, në sulmet tuaja pa asnjë kriter shkencor kundër meje, prej kujt financoheni?!

/TV Arbëria