Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nuk dihet kur do të nisin gërmimet për varrezat masive në Serbi

Nuk dihet kur do të nisin gërmimet për varrezat masive në Serbi

Institucionet e Kosovës kanë bërë kërkesë te pala serbe për gërmimin në 11 lokacione dhe rikthimin në pesë lokacionet të varrezave masive që tanimë janë të konfirmuara në territorin e Serbisë. Ndërkohë, nëpërmjet një shkrese i kanë kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të kenë qasje të plotë në arkiva të brigadës 37 të ish-ushtrisë jugosllave dhe brigadës 549, të cilat kanë vepruar në regjionin e Drenicës dhe Prizrenit, ku edhe janë kryer krime të përmasave gjenocidale.

Në Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur thonë se do të vazhdojnë gërmimet në territorin e Kosovës, megjithatë, sfidë mbeten gërmimet në Serbi për shkak të qasjes në vazhdimësi politizuese e Beogradit zyrtar kundrejt këtij procesi.