Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > “Nuk besoj kurrë që Kryeministri Kurti do të vendos për konfrontim direkt mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it”

“Nuk besoj kurrë që Kryeministri Kurti do të vendos për konfrontim direkt mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it”

Shkruan: Burim Ramadani

Nuk besoj kurrë që Kryeministri Kurti do të vendos për konfrontim direkt mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Më përpara e pranon dështimin, sesa konfrontimin!

Çfarë dështimi?

1. Ai po dështon ta bind NATO-n që Ura të hapet.
2. Ai po dështon që t’ia mbajë gojën mbyllur partizanëve të vet të padijshëm dhe eksperimental në Qeveri, parti e institucione tjera, të cilët kushtimisht kapën daullet për të na dhënë lajmin që “Ura po hapet pa dilema fare”!
3. Ai po dështon që të bëjë dallimin midis:
3.1 qëndrimeve diplomatike të shteteve partnere në raporte biletare; dhe
3.2 udhëzimeve ushtarake të NATO-s për KFOR-in në çështje që ata i vleresojnë me ndikim ne siguri dhe ambient paqësor!
Qëndrimet diplomatike bilaterale ndryshojnë në çështje, por me NATO-n nuk ka shaka!
4. Ai po dështon që të përmbyllë këtë mandat qeverisës me një fazë relaksimi raportesh me prezencën ndërkombëtare.
5. Ai po dështon që ta arrijë aktin simbolik të vendosjes së kontrollit në veri, pra hapjen të Urës kryesore, dhe kështu po e rikthen pamjen që normalizimi në veri qenka më larg sesa optimistët e spjegojnë!
6. Ai po dështon të kuptojë që diplomacia kërkon njerëz profesionistë, angazhime afat-gjate dhe targetim të saktë për ‘outreach’ në adresat kryesore të vendimmarrjes!
7. Ai po dështon të zbatojë besimin që “farefisi janë për dasma” e “profesionistët janë për institucione”. Prandaj, bashkë me “faresif” po dështojnë diplomacinë dhe komunikimin.
8. Ai po dështon të kuptojë se daullet që partizanët e vet po i rrahin këto muaj, realisht po nxisin pamje jo të drejtë të popullit të Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtarë, me theks të veçantë ndaj NATO-s.
9. Ai po dështon të kuptojë që rritja e pritjeve për hapjen e Urës (me apo pa KFOR-in) është rritje e zhgënjimit të popullit të Kosovës edhe ndaj Qeverisë, jo vetëm ndaj NATO-s.
10. Ai po dështon të kuptojë që siguria kombëtare është e ndërlidhur ngusht me përdorimin e aleancave si instrument shtesë burimeve vetanake. Kështu, aleancat realisht do të ktheheshin në instrumente që shërbejnë në sigurinë kombëtare, jo vetëm që ndikojnë në të nga jashtë!
Prandaj, pavarësisht se dështimet mund të jenë vërtetë të thella, unë prapë nuk do të besoja kurrë që shkon deri në konfrontim!
Kryeministri Kurti në fund të mandatit të tij e pranon dështimin, por jo konfrontimin me NATO-n!

Powered by WordPress