Pas një pauze në jetën politike, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj është rikthyer në garën zgjedhore.
Nga posti i deputetit që kishte, ai ka “degraduar”, duke synuar ulëse në asamblenë komunale të Gjakovës.
Fizikanti dhe profesor i universitetit, me një karrierë të gjatë akademike dhe hulumtuese, në zgjedhjet e fundit kishte 12,125 vota.
Ndërsa, në komunën e tij mori 4,370 vota.
