Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) ka njoftuar se ka filluar një aksion për lirimin e disa lokaleve që janë pronë e saj, për shkak të borxheve të akumuluara nga shfrytëzuesit e këtyre lokaleve.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, borxhet që janë krijuar arrijnë në rreth 1 milion euro.
Aksioni ka filluar sot dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, pasi NPB ka ofruar afate ligjore për shfrytëzuesit e lokaleve që të kryejnë detyrimet e tyre financiare, por këto afate nuk janë respektuar.
Ndërmarrja ka falënderuar veçanërisht Policinë e Kosovës për asistencën që ata ofruan gjatë këtij operacioni.
NPB ka theksuar se do të vazhdojë të respektojë ligjin dhe t’i rikthejë asetet e saj ndërmarrjes, duke siguruar që borxhet të mblidhen dhe pronat e NPB-së të jenë nën kontroll.