Ndërmarrja Publike Banesore organizoi një aktivitet të veçantë në kuadër të Muajit Rozë, duke ngritur ndërgjegjësimin për luftën kundër kancerit të gjirit.
NPB ka thënë se ishte një ditë frymëzuese, ku u bashkuam për të mbështetur të prekurit nga kjo sëmundje dhe për të përhapur rëndësinë e kontrolleve të hershme.
Në kuadër të këtij eventi u bashkëngjit edhe Prof. Dr. Brikena Dacaj Elshani, e cila përmes një fjalimi të mbajtur informoi në mënyrë të detajuar mbi parandalimin dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Rozë për shpresën—kontrolli i hershëm shpëton jetë!