Gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin serb të Novi Sadit ka nisur një protestë lidhur me fatkeqësinë e ndodhur gjatë javës së kaluar, ku humbën jetën 14 persona.
Protestuesit kanë arritur deri te bashkia e qytetit, ku janë thyer xhamat dhe kanë gjuajtur me gurë në këto objekte.
Demonstruesit kërkojnë që deputetët të dorëzojnë kërkesat për dorëheqjen e strukturave qeverisëse, shkruan danas.rs.
Theksojmë se ministri i Ndërtimit në Qeverinë e Serbisë, Goran Vesiq, dje në mëngjes ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen të cilën e ka bërë të ditur në konferencën e mbrëmshme për media.
Ndërkohë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq prej zyrës së tij ka reaguar duke pohuar se protestuesit kanë “të drejtë të sillen si të pamoralshëm në vendin tonë, është e lejuar. Ju keni të drejtë të jeni të pamoralshëm, por nuk keni të drejtë të rrezikoni të tjerët. Mesazhi im është që policia po tregohet shumë e përmbajtur, por mos mendoni se dhuna është e lejuar. Të gjithë ata që kanë marrë pjesë do të ndëshkohen dhe do të ndiqen nga shteti”.
Farba na gradsku kucu #novisad pic.twitter.com/SRW64OwY3C
— zarko bogosavljevic (@zarkobns) November 5, 2024
Policia lëshoi një sasi të madhe gaz lotsjellës mbi protestuesit, ku disa prej tyre edhe kanë pësuar lëndime.
Ndryshe, streha e betonit e stacionit hekurudhor të qytetit ishte shembur dhe kishte rënë mbi disa qytetarë, ku 14 prej tyre humbën jetën. Tre persona janë ende në gjendje të rëndë në spital.