Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Noterët e avokatët e Kosovës dhe të Shqipërisë mund të punojnë në të dyja vendet

Noterët e avokatët e Kosovës dhe të Shqipërisë mund të punojnë në të dyja vendet

Ministria e Drejtësisë e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë finalizuar marrëveshjen që u mundëson avokatëve dhe noterëve nga të dyja vendet që të ushtrojnë aktivitetin e tyre pa pasur nevojë për nënshtetësi.
Ky bashkëpunim është në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dha detaje nga kjo marrëveshje. Ajo tha se Odat e të dyja vendeve do të shkëmbejnë përvojën e tyre dhe do të kërkojnë ndihmë të ndërsjellët për raste të caktuara.

“Kosova dhe Shqipëria janë krah të pazëvendësueshëm për njëra-tjetrën ne çdo sferë, do te ngriten duke punuar së bashku në fushën e drejtësisë. Ofrimi i shërbimeve publike nga profesionet e lira ligjore, avokatët do te kenë mundësi te punojnë ne dy anët e kufirit, pa pas nevojë për shtetësi, njëjtë edhe për ndërmjetësuesit dhe noterët. Oda e noterisë, avokatisë, do të ushtrojnë aktivitetin e tyre në të dy anët e kufirit. Kosova dhe Shqipëria, një atdhe i përbashkët”, u shpreh Haxhiu.

Edhe ministri i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja, implementimin e kësaj marrëveshjeje e ka quajtur mundësi të mirë për shkëmbim përvojash.

“Unë jam shumë i lumtur që jam në Prishtinë ne lidhje me zbatimin e plotë të marrëveshjeve që kemi dakorduar në mbledhjen e qeverive. Kemi shtrirë urat e bashkëpunimit në të gjitha anët dhe atë të drejtësisë. Sot i janë bashkuar edhe kryetarët e odave. Deklarata e përbashkët dhe deklarata e nënshkruar në mbledhjen e qeverisë nuk kanë mbetur vetëm në letër, por po zbatohen. Vullneti i dy ministrave është vullnet i pa lëkundur. Unë dhe Albulena do t’i kemi takimet e shpeshta si këtu si në Tiranë. Do t’i ndjekim bashkërisht të gjitha mbledhjet. Shohim i kemi hapur të gjitha mbi tavolinë dhe jemi të hapur për të gjitha temat, jo vetëm për konsum politik e mediatik, por ka ardhur koha që ky kufiri që është këtu që është simbolik të mos ketë kufi në fushën e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë në Kosovë është më përpara, në disa fusha edhe ne jemi më mirë dhe t’i bëjmë se bashku këto”, tha ai.

Kryetari i Odës së Noterëve të Kosovës, Aliriza Beshi, tha se bashkëpunim me Odën e Shqipërisë kanë pasur edhe më herët, por që me këtë rast shpreson që të jetë në baza ligjore.

“Natyrisht se vendimi që të bashkëpunojmë të dy Qeverive tona, do të ketë rezultate e veta. Nga këto bashkëpunime të qeverive të bazuar në marrëveshjet e dy ministrive do të na ndihmojnë që bashkëpunimi ndërmjet dy odave të jetë më i madh. Ne odat në Kosovë të lidhemi dhe të kërkojmë ndihmë nga oda në Shqipëri. Hapat e para të noterisë në Kosovë kanë filluar duke kërkuar ndihmë nga Oda shqiptare. Besoj që bashkëpunimi jonë dhe i odave do të kenë edhe mbështetjen ne baza ligjore”, u shpreh ai.

Ndërsa zëvendëskryetari i Dhomës Kombëtare të Noterisë së Shqipërisë, Fatmir Laçej, tha se bashkëpunimi me kolegë nga Kosova ka qenë i shkëlqyer. Këtë tha se do ta vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Ndjehem i privilegjuar në këtë takim, tashmë më notariatin e Kosovës jemi shumë të afërt. E ndjej këtë që nga përvjetorët që kemi qenë. Janë 10 vjeç, ne sapo bëjmë gati të jemi 30 vjeçar, bashkërisht kemi punuar kemi shkëmbyer mendime, kemi bërë trajnime të përbashkëta. Ne më shumë ngulm ja dolëm dhe ishte moment historik pranimi në Unionin e Notariatin Botërorë. Notariati shqiptar do të jetë gjithmonë krahë për krahë me notariatin e Kosovës”, u shpreh ai.

Në takimin i cili është mbajtur ne ndërtesën e MD-së, prezent ishin edhe kryetarët e Odave të Noterëve, Ndërmjetësuesve dhe Avokatëve të të dyja shteteve.

/TV Arbëria