Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Notën 2-sh në kujdesin ndaj fëmijëve, KOMF: Ofruesit e shërbimeve sociale në gjendje të rëndë – i drejtohen qeverisë

Notën 2-sh në kujdesin ndaj fëmijëve, KOMF: Ofruesit e shërbimeve sociale në gjendje të rëndë – i drejtohen qeverisë

Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) sërish ka kërkuar ndërmarrjen e masave nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e Ministria e Financave, për funksionalizimin e shërbimeve sociale. KOMF muaj më parë kishte parlajmëruar rrezikun e mbylljes për shkak të vonesave për ndarjen e fondeve. Tash edhepse mjetet janë ndarë, KOMF ka paralajmëruar se ofruesit e shërbimeve sociale janë në gjendje të rëndë dhe kanë kërkuar masë të përkohshme.

Për shkak të kësaj, KOFM ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës krijimin e masës së përkohshme për funksionalizimin e shërbimeve sociale.

Ata kanë thënë se ofruesit e shërbimeve sociale janë në gjendje të rëndë, teksa kanë kritkuar ndarjen me vonesë të fondeve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Ofruesit e shërbimeve sociale në vitin 2024, janë në gjendjen më të rëndë sa i përket financimit të shërbimeve sociale krahasuar me vitet e fundit. Kjo për arsyen, që në Dhjetor 2023, për pjesën dërrmuese, kanë përfunduar programet dhe projektet e donatorëve ndërkombëtarë në mbështetje të shërbimeve sociale, duke lënë zbrazëtira të mëdha në financimin e shërbimeve sociale.” – bën të ditur KOMF.

Sipas një njoftimi nga KOMF, ka thënë se ndarja e 1.4 milionë eurove për subvencionimin e shërbimeve të 40 organizatave jo qeveritare të licencuara për ofrimin e shërbimeve sociale, nuk mjafton.

Ministria e Drejtësisë, në 2024 ka ndarë 1.5 milionë Euro për subvencionimin e shërbimeve të 40 organizatave jo qeveritare të licencuara për ofrimin e shërbimeve sociale. Megjithatë, ky fond nuk është i mjaftueshëm për të funksionalizuar ofrimin e shërbimeve sociale për fëmijët e cenueshëm dhe familjet e tyre.” – thuhet në reagimin e tyre.

E tash KOMF përsëri është shprehur e shqetësuar se nëse kjo gjë nuk rregullohet, atëherë mund të çojë në mbylljen e shërbimeve.

Kjo situatë mund të çojë në mbyllje të shërbimeve, apo reduktim masiv të përfituesve, që ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien e tyre. Nisur nga kjo, KOMF ka kërkuar nga Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Financave të rrisin mbështetjen në ofrimin e shërbimeve sociale për grupet e cenuara përmes krijimit të një Mase të përkohshme për funksionalizimin e shërbimeve sociale, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.” – është kërkesa e tyre.

“Mohimi për t’i siguruar fëmijës mbrojtjen dhe kujdesin e nevojshëm për mirëqenien, integrimin dhe zhvillimin e plotë të tij, përbën shkelje të parimeve bazë të Konventës për të Drejtat e Fëmijës dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.” – i është rikujtuar Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë, para nja muaji Nacionale kishte raportuar për mbylljne e një qendre që ofronte shërbime sociale.

Në këtë shkrim, Nacional raportonte se për shkak të mosndarjes së fondeve nga Ministria e Drejtësisë, ofruesit e shërbimeve sociale kishin përfunduar aktivitetet e tyre.

“Kosova vlerësohet me notë të ulët 2.35 në kujdesin ndaj fëmijëve”

Në një raport të KOMF-it të publikuar më 7 mars 2024, Kosova vlerësohet me notë të ulët 2.35 në kujdesin ndaj fëmijëve.

Tek fusha e mirëqenies sociale, Kosova është vlerësuar me notën 2.6.

Aty përmendet edhe financimi i paqëndrueshëm për shërbimet sociale për fëmijët dhe familjet.

Mirëqenia sociale: 2.6 – Transferet sociale kanë ndikim shumë të kufizuar në uljen e varfërisë së fëmijëve dhe familjeve; – Financim i paqëndrueshëm që rrezikon mbylljen apo uljen e cilësisë së shumë shërbimeve sociale për fëmijët dhe familjet;” – thuhet në të gjeturat e Raportin e parë të Monitorimit “Karta e Vlerësimit”.

Mbrojtja e fëmijëve: 2.5, Shëndeti i fëmijëve: 2.25, Zhvillimi në fëmijërinë e hershme: 2.25, Arsimi: 2.5, Drejtësia për të mitur: 2.0” – janë notat më të cilat është vlerësuar Kosova.

(Vlerësimi i fushave në këtë raport bazohet në sistemin e notimit sikurse notimi i nxënësve në shkollat e Kosovës, nga nota një deri në notën pesë.)

 

Themes by WordPress