Kombëtarja e Kosovës e nisi ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024 sot, ku barazoi në udhëtim me Izraelin.
“Dardanët” barazuan me Izraelin 1:1 në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e parë të Grupit I të këtyre kualifikimeve.
Autogoli i Eli Dasas në minutën e 36′ e dërgoi Kosovën në pushim në epërsi prej 1:0, kurse golin e barazimit për Izraelin e shënoi Dor Peretz në minutën e 56′.
Milot Rashica e gjeti rrugën te goli në minutën e 49′, por që goli i tij u anulua nga VAR-i për shkak të një prekje me dorë të yllit nga Kosova gjatë aksionit.
Rashica kishte edhe disa shanse të tjera për ta ndryshuar rezultatin, por që fati nuk ishte në anën e tij.
Rashica ishte më i miri i ndeshjes te “Dardanët” duke u vlerësuar me notën 7.2, kurse me notën më të dobët u vlerësua Florent Muslija (6.0).
Më poshtë i gjeni notat e lojtarëve.