Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Notarja e famshme është përzënë nga fshati olimpik në Paris, shkaku i “sjelljeve të papërshtatshme”

Notarja e famshme është përzënë nga fshati olimpik në Paris, shkaku i “sjelljeve të papërshtatshme”

Një prej yjeve më magjepsëse të Lojërave Olimpike është larguar nga fshati olimpik, pasi dyshohet se ka krijuar “ambient të papërshtatshëm”, raporton “Daily Mail”.

Sportistët që garojnë në Lojëra Olimpike vendosen në fshat ku lejohen të qëndrojnë së bashku, të ushtrojnë, të hanë dhe të pushojnë në një vend. Por delegacioni i Paraguait i ka kërkuar yllit të notit të këtij vendi që të largohet nga fshati. Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Paraguait refuzuan t’ia lejojnë asaj qëndrimin në fshat deri të dielën, më 11 gusht.

Notarja Luana Alonso kishte një pjesëmarrje të zjarrtë në Lojëra. Ajo përfundoi e gjashta në bateri në 100 metra delfin. Për 0.24 sekonda ishte prapa Ana Nizharadze të Gjeorgjisë dhe kështu mbeti jashtë gjysmëfinales olimpike.

Bëri bujë kur deklaroi se do të tërhiqet nga noti. Këtë e bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka afër 500 mijë ndjekës. Por Luana Alonso ka vazhduar të mbetet në Paris.

Tani Komitei Olimpik i Paraguait e ka larguar 20-vjeçaren nga fshati i sportistëve dhe ka përmendur “sjelljen e papërshtatshme” të sportistes si justifikim për këtë. Lojërat Olimpike kanë hyrë në javën përfundimtare.

Në komunikatë nuk është bërë e ditur se për çfarë sjellje të papërshtatshme bëhet fjalë.

Në një komunikatë të Larissa Schaere, shefe e misionit të Paraguait në Paris, shkruan: “Prezenca e saj ka krijuar atmosferë të papërshtatshme në ekipin e Paraguait. Ne e falënderojmë atë që ishte vazhdoi sipas udhëzimeve. Ishte vendim i saj që mos ta kalojë natën në fshatin e atletëve”.

Postimet e Alonsos në Instagram lënë të kuptojnë se ajo është kthyer në SHBA, ku vazhdon shkollimin. Ajo postoi një video të shkurtër në mediat sociale ku tregonte se po i afrohej një kufiri.

Sportistja nga Paraguai debutoi në Lojërat e Tokios, tri vjet më parë dhe është prej sportisteve që u pensionua në moshën më të re.

“Noti: faleminderit që më lejove të ëndërroj, më mësove të luftoj, të përpiqem, të jem këmbëngulëse, të sakrifikojë… Të dhashë një pjesë të jetës sime dhe nuk e ndryshoj me asgjë në botë. Kam përjetuar përvojat më të bukura të jetë. Më ke dhënë mijëra gëzime, miq nga vende tjera që do t’i mbaj gjithmonë në zemër. Ishte mundësi unike”, ka shkruar sportistja e famshme. “Nuk është lamtumirë, do të shihemi së shpejti”.

Javën e kaluar ajo postoi fotografi me Rafael Nadalin, yllin e tenisit.

Alonso, që bëri bujë për shkak të pamjes, mori komente pas vendimit për largim nga sporti. Por njoftoi që këtë e kishte vendosur shumë më parë.

Powered by WordPress