Notari italian Thomas Ceccon fitoi shumë fansa në mbarë botën me paraqitjen e tij në Lojërat Olimpike 2024 dhe u bë objekt komentesh.
Më 27 korrik, ai ndihmoi kombëtaren italiane të fitonte medaljen e bronztë në stafetën 4×100 metra stil i lirë për meshkuj. Disa ditë më vonë, ai fitoi medaljen e artë në 100 metra shpinë për meshkuj.
Por fansat e tij po flasin për diçka tjetër – pamjen e tij tërheqëse. Videot kanë pushtuar rrjetet sociale dhe kanë miliona shikime.
what the audio says😇 #thomasceccon #olympics #paris2024 #swimming ♬ original sound – louise
“Mashkulli më i bukur që kam parë”, “Rrallëherë dikush mund të më kënaqë, por është notari italian Thomas Ceccon”, “Sa i pashëm është”, “Është fenomenal”, janë disa nga komentet në rrjetet sociale.
Së fundmi ai në një intervistë për Rai Italia ka deklaruar se ka besuar gjithmonë te vetja.
thank me later 🫡 #thomasceccon #olympics #swimming ♬ оригінальний звук – Mikros & Mikri
“Kur isha djalë shkova në stërvitje me Albertin (trajnerin). Ai më pyeti se cila ishte ëndrra ime dhe unë iu përgjigja: “Të fitoja Olimpiadën”. Më tha: ‘Merre me qetësi, çdo gjë në kohën e vet’. Edhe kur isha fëmijë, e dija se mund të fitoja”, tha ai.
Ai rrjedh nga një familje sportive. Nëna e tij, Gioia, është kampione e patinazhit artistik, dhe babai i tij ishte një sportist.
Në fëmijëri, Thomas ka ushtruar edhe tenis së bashku me vëllain e tij, por noti është dashuria e tij më e madhe. Për shkak të aftësive të tij mbresëlënëse në not, ai mori pseudonimin “peshkaqeni”.