Këta satelitë të Norvegjisë mund të afrojnë komunikim, të cilin askush tjetër nuk mundet të afrojë për veriun e largët të planetit! Dy satelitët do të lëshohen në mes të korrikut me një raketë nga SpaceX në Kaliforni.
“Është projekti më i madh hapësinor i Norvegjisë, më i madhi në historinë norvegjeze të hapësirës, thotë drejtori i programit Kjell Ove Orderud Skare në Space Norway për TV 2.
Skare, ka udhëhequr punën e nisur në vitin 2016, ndërsa që nga vjeshta do t’i japë Arktikut mbulim të plotë me brez të gjerë.
Ai shpjegon se si forcat e armatosura amerikane dhe forcat e armatosura norvegjeze me kompaninë satelitore Viasat do të ndajnë bashkarisht riprogramimet e satelitëve në fjalë!
“Edhe për përdorim civil, por edhe për atë ushtarak me mundësi operimi dhe integrimi me sisteme të ndryshme të komunikimit me njëri-tjetrin, si dhe mundësi operimi më të mirë me aleatët në zonat veriore, thotë Ministri i Mbrojtjes Bjørn Arild Gram (Sp) për TV.2
Nga këta satelitë, do të përfitojnë avionë, anije kërkimore, anije peshkimi, anije turistike, roje bregdetare, ekspedita dhe operatorë të tjerë në Arktik, shkruan Ministria e Mbrojtjes në një njoftim për shtyp të enjten.
Ministria thekson gjithashtu se Forcat e Armatosura do të kenë qasje me kapacitete të rëndësishëme komunikimi dhe bashkëpunimi me forcat aleate në veri.
Kompania norvegjeze Space Norway, e cila është tërësisht në pronësi të Ministrisë së Tregtisë dhe Peshkimit, është përgjegjëse për satelitët…
“Skare beson se është shumë e rëndësishme që të vendoset ky mbulim satelitor, sepse mos mbulesa ka qenë një problem prej vitesh. Satelitët gjeostacionarë që përdoren sot për komunikim, mbulojnë vetëm pjesën midis Kepit të Veriut dhe Svalbardit, thotë ai….)
Ministri i Mbrojtjes Gram thekson gjithashtu se Arktiku do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në vitet e ardhshme, kur dihet se Rusia, ka disa kapacitete të rëndësishme strategjike bërthamore në Gadishullin Kola dhe në rajonet veriore…