Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Nora Gjakova fiton medaljen e artë në garën e fundit kualifikuese për Paris

Nora Gjakova fiton medaljen e artë në garën e fundit kualifikuese për Paris

Vajza e artë e Kosovës, xhudistja Nora Gjakova ka tejkaluar plotësisht sfidën e lëndimit.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili ka njoftuar se Nora Gjakova pas rikuperimit nga lëndimi ka fituar medaljen e artë në “Panamerican Open”, në Peru. që ishte gara e fundit kualifikuese për Paris.

Kuka poashtu njoftoi se Nora ka fituar 100 pikë, duke bërë kështu që të përmirësojë renditjen për Lojërat Olimpike.

Ndryshe, në Peru garoi edhe Dëbora Gjakova, e cila mori medaljen e argjendtë!

Powered by WordPress