Ndërsa temperaturat po ngrihen, muzika nuk mbetet pas, duke premtuar një verë të nxehtë për adhuruesit e ritmeve.
Të fundit që po i shtojnë zjarrin sezonit janë Noizy dhe Era Istrefi, të cilët kanë konfirmuar një bashkëpunim që premton të jetë një hit i verës.
Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë Noizy me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku ka publikuar disa fotografi nga xhirimet e projektit të ri.

Në një prej postimeve të tij, reperi i njohur shkruan: “Unë jam mbret, por më duhet mbretëresha te kalaja”, një citat që ka ngjallur kuriozitet dhe spekulime mbi natyrën e këngës.
Ndoshta edhe më intriguese janë imazhet që shoqërojnë këtë deklaratë, ku shihet dyshja pranë njëri-tjetrit, duket sikur po flasin në një gjuhë të përbashkët të stilit dhe komunikimit artistik.
Veshjet e ngjashme sugjerojnë një bashkëpunim të koordinuar jo vetëm në muzikë por edhe në imazh.