Qyteti libian Derna sot po vazhdon të numëroj viktimat pas përmbytjeve katastrofike, që morën me “vete” lagje të tëra dhe humbën jetën mijëra tjerë.
Mbi 5.300 persona kanë vendosur pas shpërthimit të dy digave, që shkaktuan përmbytjet katastrofike në qytetin Derna në lindje të Libisë.
Të paktën 10 mijë tjerë konsiderohen si të zhdukur, ndërsa dhjetëra mijëra tjerë janë zhvendosur.
Besohet se nga përmbytjet në Derna kanë humbur jetën deri në 20 mijë persona, ka bërë të ditur kryebashkiaku i qytetit libian, raporton BBC.
Në një bisedë me televizionin saudit Al-Arabiya, ai ka theksuar se vlerësohet se 18 deri në 20 persona humbën jetën menjëherë pas shpërthimi të digave, ku si pasojë u shkaktua një “cunami” që mori me “vete” lagje të tëra.
Vlerësimi i tij bazohet në të dhënat e bashkësive lokale, që bëjnë të ditur se lagje të tëra janë zhdukur nga “faqja e dheut”.
Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara tha se qeveria në lindje dhe perëndim, kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtare dhe mes vete po koordinojnë përpjekjet për ndihmë të personave të prekur nga përmbytjet.
/TV Arbëria