Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha të martën se Hamasi ka humbur kontrollin në pjesën veriore të Gazës.
“I keni parë trupat e Golanit të ulur në Parlamentin e Gazës. Kjo është domethënëse. Mund t’ju them se në veri të Rripit të Gazës Hamasi ka humbur kontrollin. Në fakt, ne kemi nën kontroll të gjithë zonën mbi dhe nën tokë në Rripin verior të Gazës, veçanërisht në qytetin e Gazës”, tha Gallant në një konferencë shtypi, duke iu referuar Brigadës Golani të trupave izraelite raporton CNN.
“Jemi në fazën e dytë të luftës në Gaza. Në fazën e parë, goditëm me forcë të madhe dhe në fazën e dytë, gjatë dy javëve të fundit, kemi vepruar me forca të shumta brenda qytetit të Gazës. I kemi thyer linjat mbrojtëse dhe barrikadat nga veriu dhe jugu”, shtoi ai.
Operacionet tokësore do të vazhdojnë, sipas Gallant dhe ushtria izraelite do të “vazhdojë përpara, si sot ashtu edhe gjatë ditëve në vijim, në mënyrë që të përmbushë detyrat në përputhje me direktivat e kabinetit”.
/TV Arbëria