Duelet miqësore ndaj Moldavisë dhe Malit të Zi janë sfidat e para të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.
Mirëpo seleksionuesi Bllagoja Milevski përveç që nuk do të ketë në dispozicion në të ardhmen Arijan Ademin, i cili vendosi të tërhiqet nga përfaqësuesja e vendit, edhe një tjetër mesfushor shqiptar nuk do ta ketë në radhët e veta për këto dy ndeshje miqësore që Maqedonia do ti luaj në Antalia të Turqisë.
Bëhet fjalë për Isnik Alimin, i cili për shkak lëndimit nuk do të mund ti bashkohet Maqedonisë.
Shqiptari ka pësuar një dëmtim me skuadrën e tij Sepsin në Rumani dhe i njejti është në fazën e rekuperimit, ku me shumë gjasa pritet të rikthehet në muajin prill.
Kujtojmë se Maqedonia ndeshjen e parë e luan me 22 mars ndaj Moldavisë, teksa tre ditë më vonë zhvillon kontrolluesen tjetër me Malin e Zi. /Telegrafi/