Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një person nokauton tjetrin në Prishtinë, pasi ia përplas biçikletën përtoke/ Video

Një person nokauton tjetrin në Prishtinë, pasi ia përplas biçikletën përtoke/ Video

Dy persona janë përledhur mes vete fizikisht mbrëmë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë. Në një moment, njëri e godet me boksa tjetrin, duke e rrëzuar përtoke.

Pamjet nga ky moment janë publikuar në faqen “Vrojtuesit e Lagjes”. Sipas pamjeve, përleshja fillon pasi njëri person ia përplas për toke biçikletën.

Në raportin 24 orësh të Policisë, nuk është raportuar për këtë rast.

/TV Arbëria