Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast zhdukje që ka ndodhur në komunën e Gjilanit.
Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur më 12 mars ndërkaq rasti është raportuar në polici ditën e djeshme.
“Më 13.03.2024 ankuesja femër, ka raportuar se vajza e saj viktima femër, ishte nisur për në shkollë, dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton policia.