Historiani dhe analisti i njohur, Timothy Snyder, në një intervistë për mediumin Evropa e Lirë, ka pohuar se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dëshiron të kujtohet si një sundimtari i madh, mirëpo që në të vërtetë ai vetëm sa e ka dobësuar shtetin e tij duke e armiqësuar me Perëndimin.
Sipas Snyeder, historianët e shekullit 21 do të shkruajnë edhe lidhur më pabarazinë e pasurisë, Dhe në atë histori Putini do të kujtohet si njëri nga keqbërësit kryesor. Sepse ai është njëri prej oligarkëve më të rëndësishëm në planet që me anë të fantazisë së tij po i shkakton telashe të madhe njerëzimit.
Ndërkohë, sa i historisë për Rusinë, Putin do të kujtohet si dikush që e bëri shtetin rus shumë më të dobët, për shkak të një gabimi të thellë strategjik, duke e përzgjedhur Perëndimin si armik. E nga ky pozicion e zgjodhi Kinën si patron.
E të qenit nën “patronazhin e Kinës prodhon një situatë shumë më të dobët për Rusinë sesa të jesh mes Kinës dhe Perëndimit”.
Kështu, edhe nëse Rusia del fitimtare nga lufta në Ukrainë prapë do të jetë ajo Rusi që po e bën punën e Kinës për Kinën, duke destabilizuar Perëndimin, pra duke e dobësuar Perëndimin. Edhe Rusia, që pushton shtete të tjera, në thelb ende është duke e bërë punën e Kinës. Prandaj, pavarësisht se si do të shkojnë gjërat me Ukrainën, gabimi është më i thellë. Gabimi nuk është vetëm se Rusia kurrë nuk është dashur të luftojë në Ukrainë, por Rusia kurrë nuk është dashur ta bëjë armik Perëndimin. Ky është gabimi themelor.
Në këtë kontekst, në nga kjo luftë të gjithë do të humbasin. Rusia mund të humbasë kundrejt Kinës dhe Perëndimi mund të dobësohet si rezultat i fitores lokale të Rusisë, dhe në këtë mënyrë situata do të përkeqësohet për të gjithë. Prandaj, Putini me këtë qasje i ka shkaktuar Rusisë një humbje strategjike. Tani, pyetja është nëse kjo humbje strategjike ndahet më pas për shtetet e tjera, me shtetet e Evropës Lindore, Evropës Perëndimore dhe të Amerikës Veriore. Ai bëri një gabim të madh për Rusinë. Dhe më pas, pyetja është nëse kostoja e këtij gabimin do të vazhdojë të përhapet në mbarë botën, ka deklaruar ndër të tjera, Timothy Snyder.
/TV Arbëria