Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Nenad Rashiq sikur Kurti, nuk i përfill rekomandimet e SHBA-së

Nenad Rashiq sikur Kurti, nuk i përfill rekomandimet e SHBA-së

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Nenad Rashiq, gjatë konferencës së sotme për shtyp, ka pohuar se Banka Qendrore e Kosovës është një organ i pavarur kushtetues dhe së drejtuesit e saj vendimet i marrin në përputhje me ligjin.

Ndër të tjera, ministri Rashiq, ka deklaruar se Guvernatori i Bankës Qendrore z. Ismaili është një person i vendosur dhe këmbgulës, çfarë edhe nuk pritet që të ketë shtyrje të afatit të rregullores që ndalon dinarin serb.

Qeveria e Republikës së Kosovës mund të ofrojë rekomandime për BQK, mirëpo nuk mund të ndërhyjë ne punën e saj, ka përfunduar ministri për Komunitete dhe Kthim.

Rashiq bëri të ditur se dje pasdite ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin Albin Kurti, të cilin e falënderoj për mirëkuptimin dhe gjetjen e mënyrës për implementimin dhe gjetjen e zgjidhjes sa i përket përdorimit të dinarit

“Gjatë takimit me Kurtin kemi biseduar edhe për gjëra tjera, dhe kemi ardhur në përfundim që kryeministri veçse e ka bërë publik. Kjo është një periudhë tranzicioni. Nga ana juridike dhe teknike mendoj që kjo është mënyra e duhur sesi duhet të vazhdojë. Nuk dua të hyjë në të kaluarën se përse ka ardhur deri te kjo, por më duhet të ndërlidhem prapë me këtë ne e kemi ditë që Banka Komerciale e cila ka qenë e vetmja që ka pasur licencë për operim në Kosovë do të mbyllet, këtë e kam ditur qysh në vitin 2022. Në shtator të vitit të kaluar kanë marrë informatën që do të mbyllen, dhe askush nga administrata e tyre nuk e kanë parë të udhës të ri aplikojë sërish për marrje të licencës për punë”, u shpreh Rashiq.

Ministri tutje u bëri thirrje qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë që të mos bien pre e lajmeve të rreme, ku po thuhet se do të mbyllen edhe institucionet shëndetësore e arsimore.

“Dua ‘ju them të gjithëve posaçërisht punonjësve në këto institucione se diçka e tillë nuk do të ndodh, kam zotimin e kryeministrit për këtë dhe kjo do të thotë se ata munden lirisht të vazhdojnë me punën e tyre Në këso rrethanash shihet se lajmet e rrejshme janë ato që më së shpejti shpërndahen”, tha Rashiq.