Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gjendja e rëndë e personit të plagosur në lagjen “Dardania”

Gjendja e rëndë e personit të plagosur në lagjen “Dardania”

Sot është plagosur një person me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla ka thënë se e ka pranuar personin e plagosur dhe se gjendja e tij është e rëndë.

“E kemi pranuar një të plagosur me armë zjarri. Gjendja e tij është e rëndë”, ka thënë ai në një përgjigje me shkrim.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e forenzikës dhe perimetri i sigurisë është rritur.

/TV Arbëria