Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Njolla misterioze shfaqen në rrugët e SHBA-së

Njolla misterioze shfaqen në rrugët e SHBA-së

Postera që ngjajnë me njolla boje janë shfaqur në vende të ndryshme rreth Wichita, Kansas të SHBA-së, dhe zyrtarët e qytetit thanë se janë të hutuar për sa i përket origjinës së tyre.

Veprat e artit misterioz janë postuar në rrjete sociale nga kalimtarë kureshtarë, por deri më tani askush nuk ka dalë ta marrë përgjegjësinë.

Deri më tani, as autoritetet e sigurisë nuk janë në dijeni se kush qëndron pas posterave.

Policia lokale deklaroi se nuk i konsideron veprat e artit si vandalizëm dhe nuk duket se ato po e shkelin ligjin.

Edhe muzeu Wichita tha se nuk e ka idenë se kush po i vendosë posterat, por perspektiva e një artisti të ri po duket emocionuese.