Merita Bunjaku-Sylaj, drejtoreshë e Shoqatës së Kosovës për Marketing të Veshmbathjeve (KAMA), ka folur për kujdesin që duhet të kemi në veshmbathje.
Ajo ka thënë se sidomos te fëmijët, duhet të kihet shumë kujdes se me çfarë materiali po i veshim.
“Sidomos për fëmijë janë shumë të rrezikshme. Shumë duhet me pasë kujdes çka po i veshim fëmiut. Jo veç hajt t’i veshim diçka. Duhet me u vetëdijësu se çka përmban qaj produkt. Fatmirësisht e sheh në disa raste çka ka, aty lexon.”, ka thënë Bunjaku-Sylaj në Përtej Tregimit me Valentina Ahmetin.
Ajo ka sqaruar se najlloni absorbohet shumë më ngadalë se pambuku.
“Sa më shumë najllon që ka një material është shumë ma i rrezikshëm për tokën. Najllonin nëse e krahasojmë me pambuk, atë për 200 viten nuk e absorbon toka. Pambukun e absorbon për 2-3 muj.”, ka thënë ajo në TV Arbëria.