Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Njohësi i sigurisë: Pas hapjes së urës në veri, s’përjashtohen tensionet

Njohësi i sigurisë: Pas hapjes së urës në veri, s’përjashtohen tensionet

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, është deklaruar pas hapjes së urës së re mbi lumin Ibër, duke thënë se situata mbetet e ndjeshme.

Shala paralajmëroi se pala serbe ka dhënë sinjale politike përmes aksioneve simbolike, duke kundërshtuar atë që e quajnë “vendime arbitrare”.

“Policia ka ndërmarr veprimet e saja operacionale dhe operative dhe kontrollet gjatë segmentit për qytetarët atje. Pala serbe përmes disa aksioneve simbolike ka përçuar mesazh politik që nuk do ta pranojnë vendimet arbitrare siç i quajnë ata”, deklaroi ai.

 

Ai tha se tensionet apo protestat e mundshme do të varen nga zhvillimet politike, sidomos pas zgjedhjeve të tetorit.

“A pritët të ketë tensione ose ndonjë protestë mbetet për tu parë nga zhvillimet politike. Policia e Kosovës ka marr masat dhe do të jenë në gjendje gatishmërie. Nëse ka ndryshim pas zgjedhjeve të tetorit në pjesën veriore dhe mund të ketë ndonjë bllokadë apo tension shkak i kryetarëve”, shprehet Shala për FrontOnline.

Vendosja e gurthemelit për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër nga Qeveria e Kosovës ka shkaktuar reagime të shumta, me kritika nga opozita e përfaqësues të komuniteteve në veri ku kanë ngritur shqetësime për mungesën e konsultimeve me komunitetin lokal dhe rrezikun e tensioneve ndëretnike në Mitrovicë.